Partia Demokratike do të shkojë e bashkuar në zgjedhjet e 28 Dhjetorit. Kryetari i kësaj partie Sali Berisha i ka bërë edhe njëherë thirrje qytetarëve që të kontaktojnë me përfaqësuesit e PD në seksione, në degë dhe nëndegë në mënyrë që në datën 28 të këtij muaji te ushtrrojnë me dinjitet të drejtën e tyre për të votuar.
Sali Berisha: “Është në nderin, në dinjitetin e këtyre qytetarëve që të marrin përgjegjsinë e tyre për tu paraqitur dhe për tu rregjistruar. Ne disponojmë emrat e mbi 30 mijë zgjedhësve, por jemi të bindur se numri i atyre që janë përjashtuar eshtë akoma më i madh”.
Berisha sigurojë edhe personat që janë përjashtuar sipas PD në zgjedhjet e 12 Tetorit se do të votojnë.
Sali Berisha: “Do votojnë, do ti garantoj atyre të drejtën kushtetuese për të votuar, pikë”.
Kreu i PD komentojë edhe koferencën e Tiranës së Partisë Socialiste.
Sali Berisha: “Krerët socialist në votimin e tyre për delegatë rikthyen në Tiranë 12 Tetorin, pra dje siç e keni marrë vesh ju kanë dalë në votimin e tyre 40% të fletëve të pavlefshme, çka dëshmon se banda dhe vetëm banda brënda dhe jashtë kësaj selie janë ato që do të parashikojnë këto zgjedhje”.
Në mesditë lideri demokrat u largua në Bruksel ku do të marrë pjesë në byron politike dhe këshillin e partive popullore evropiane./tvklan.al