Lajme Arkiva 2003

Partia Demokratike i ka premtuar shumë qytetit të Durrësit për ta kthyer atë në një qendër kryesore të zhvillimit të vendit. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka prezantuar kandidatin Avni Hoxha, pretendetin e kryebashkiakut të Durrësit.

Dinjiteti mirëqenia dhe centralizimi i pushtetit vendor, turizmi, janë elementë kryesor për Avni Hoxhën. Kandidati demokrat u premtoi qytetarëve durrsak rrugë të rregulluara gjelbërim, ulje të taksave, zbutje të papunësisë dhe të strehuarve, ujë 24 orë. Hoxha premtoi transparencë të investimeve që kryen nga taksat e qytetarëve.

Avni Hoxha: Janë investuar nga ju, nga ne të gjithë më tepër se 500 milionë Dollarë, të cilat për fat të keq janë investim ende i pakthyer, thjesht pasi nuk ka pasur politika zhvillim. Ne do ta zhbllokojmë Durrësin. Ne do të dyfishojmë këto 500 milionë dollarë dhe nesër këtë investim ne së bashku do ta trefishojmë.

Kreu i opozitës Sali Berisha në fjalën e tij kërkoi që me kandidatin Hoxha ti jepet fund masakrës urbanistike korrupsionit nga pushtetarët, varfërisë dhe dinjitetit të nëpërkëmbur.

Sali Berisha: Dua ti kujtoj rivalit kryesor të Avniut që e thërrasin e shumë nofka, ndonjëherë e ka solis i Klanit të Zemunit, të tjerët quhen koka dhe bishta të krimit në pikat kufitare të Durrësit, Qafë Thanës dhe Kakavijës, e thërrasin lof Lefter Dogana, e quajnë Tan Kumbara, kurse unë do ta quaj këtu Lefter Gano. Por unë të jap ty fjalën e nderit se po preke votën, padrionja dhe Duka ja mbathin kurse ti nuk do të gjesh vend ku të futesh sepse fotot e tua i ka Interpoli.

Përcjellja e opozitarëve u shoqërua me fishekzjarre./tvklan.al