Opozita duhet të bashkohet për të mundur Edi Ramën. Me këtë mesazh, deputeti Ervin Salianji, njëherësh drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit fton cdo demokrat të bashkohet, ndërsa thotë se dyert e hapura i ka çdo formacion politik në opozitë me këtë qeveri.
Ervin Salianji: Unë e kam dorën e shtrirë për të gjithë Shqipërinë. Partia Demokratike ka nxjerrë edhe udhëzim për t’i përfshirë në struktura dhe për të mos penguar askujt karrierën politike për shkak të qëndrime që ka pasur, të vijnë dhe ta bëjmë betejën brenda partisë dhe të shprehin brenda partisë mendimet e tyre.
Nuk e sheh rival të fortë Arbjan Maznikun, i cili është i deleguar i PS-së në të njëjtin qark, ndërsa thotë se në PS-në e Elbasanit ka përçarje.
Sipas sondazheve, rreth 70 përqind janë të pakënaqur me qeverinë, ndaj edhe Salianji ka një parashikim.
Ervin Salianji: Edhe vetë sondazhet e Partisë Socialiste ju e keni parë që nxjerrin edhe socialistët vetë të pakënaqur.
-Po bëni sondazhe ju zoti Salianji?
Ervin Salianji: Po patjetër dhe do të jemi fitues. Partia Socialiste me zgjedhje të lira dhe të ndershme përfundon të marre më pak vota se sa ka marrë në vitin 1992.
I pyetur në lidhje me çështjen “Babale”, Salianji thotë se kjo është çështje e stisur, për të cilën pret drejtësi.
Klan News