Nëse Wiener Neustadt do të ngjitet në Bundesliga Austriake kjo do të jetë edhe falë Hamdi Salihit. Sulmuesi shqiptar shfaqi edhe një herë se është një golashënues dhe një lider.

Salihi ishte ai që realizoi golin e barazimit për Neustadt në suksesin 2 – 1 në sfidën me Kapfenberger të premten në shtëpi.

Një gol me peshë, pasi synimi madhor për të qenë në grupin e më të mirëve është i realizueshëm kur kanë mbetur edhe 3 javë deri në fund të kampionatit, ngjitje direkt duke e mbyllur në vendin e dytë dhe play off duke u renditur në vendin e tretë.

Hamdi Salihi me 21 gola të shënuar deri më tani i ka mundësi të fitojë edhe këpucën e artë në kategorinë e dytë austriake.

Tv Klan