Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Janë në të përfunduar punimet për shestimin e një salle të re të teatrit alternative në Akademinë e Arteve, që do të kushtoj rreth 300 mijë dollarë. E financuar nga fondacioni SOROS, salla do të plotësoj gjithë kushtet teknike, duke filluar që nga teknologjia digjitale e ndriçimit e deri tek kondicionerët.

Sipas Gëzim Sulës pedagog i teknikave të skenës në këtë sallë krahas teatrit klasik do të krijohen ambjente dhe për teatrin rrethor. Kjo do të thotë se 250 përsonat sa është edhe kapaciteti i sallës do të mund ta ndjekin shfaqen nga çdo pikë e sallës. Projekti i saj u realizua dy vjet më parë nga dy arkitekt anglez./tvklan.al