Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian u takuan në Bruksel me kolegët e tyre të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar lidhur me zgjerimin dhe planin e rritjes ekonomike.
Në takimin e nivelit të lartë, Shqipëria u përfaqësua nga Kryeminstri Edi Rama, i cili u prit nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian, António Costa.
Në nisje të samitit, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonia Costa nënvizoi se zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është investimi më i madh gjeopolotik që Unioni mund të bëjë në drejtim të sigurisë, paqes dhe prosperitetit.
Ky samit vjen një ditë pasi u zyrtarizua hapja e negociatave të Shqipërisë për kapitullin e VI të Marrëdhënieve me Jashtë.
Tv Klan