Delegacioni serb dhe ai rumun braktisin sallën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s si kundërpërgjigje ndaj fjalimit të deputetit kosovar Xhevat Haliti. Dy delegacionet kanë reaguar ashpër ndaj deklaratës së deputetit Haliti, i cili tha se tashmë Kosova është e vendosur për angazhim aktiv dhe integrimin në strukturat euroatlantike.
Kundërshtimet nuk kanë munguar as nga delegacioni rus i cili megjithatë nuk braktisi takimin. Sesioni i pranverës i Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka përfunduar punimet mbrëmjen e së dielës duke përmbyllur 2 ditë takim të nivelit të lartë në Berlin.
Rreth 300 pjesëmarrës nga 53 vende të botës mes tyre edhe shqiptarë diskutuan për çështje të tilla si raporti politik, siguria dhe politika mbrojtëse mes Rusisë dhe BE. Ndërsa për Kosovën e cila ishte në qendër të diskutimeve në ditën e dytë të punimeve, ishte hera e parë që merr pjesë ku iu dha dhe e drejta e fjalës./tvklan.al