Rama: Një mundësi më shumë për rindërtimin
Italia vijon të tregojë se është një nga partneret më të rëndësishme të vendit, në procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 Nëntorit. Kryeministrit Giuseppe Conte e ka shfrytëzuar samitin e iniciativës së Europës Qendrore të thirrur në Romë si një mundësi për të nxitur pjesëmarrjen dhe angazhimin konkret në Konferencën e Donatorëve për Rindërtim.
“Solidaritet për shtetin mik, Shqipërinë, që u godit nga tërmeti. Shqipëria nuk duhet të lihet vetëm në këtë situatë të vështirë pas tërmetit me 51 viktima. Folëm edhe me Këshillin e Europës për konferencën e donatorëve dhe Italia në këtë iniciativë do jetë në rresht të parë”.
Kryeministri Edi Rama nuk i kursen falenderimet për Italinë, e cila asistoi vendin dhe me forcat e kërkim-shpëtimit për njerëzit e mbetur nen rrënoja mëngjesin e 26 Nëntorit.
Për Konferencën e Donatorëve që mendohet se do mbahet në muajin Janar në Tiranë, Rama gjatë vizitës në Romë, pasditen e së mërkurës mori dhe mbështetjen e Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi.
Tv Klan