Liderët e 27 shteteve anëtare dhe ata të shteteve ballkanike miratuan me konsensus në samitin e Brukselit deklaratën e përbashkët ku zotohen për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në familjen evropiane.

“Integrimi gradual i shteteve ballkanike tashmë ka filluar në fusha të ndryshme të politikave, duke përgatitur terrenin për anëtarësim dhe duke sjellë përfitime konkrete në mënyrë të kthyeshme për qytetarët e tyre.”

Në deklaratë lideret i referohen edhe samitit që do të mbahet në Tiranë me 16 Maj të vitit të ardhshëm.

“Ne presim me padurim Samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian që do të zhvillohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në Tiranë vitin e ardhshëm.”

Kjo platformë vazhdon të ofrojë një forum të rëndësishëm për shkëmbime të thelluara mes liderëve për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik për kontinentin tonë.

Shteteve të Ballkanit Perëndimor ju kërkohet që të krijojnë një historik të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në lidhje me korrupsionin, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave. Një plan i ri i përbashkët veprimi për luftën kundër terrorizmit për Ballkanin Perëndimor do t’u propozohet këtyre shteteve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.

BE-ja do të ndihmojë shtetet ballkanike që të ofrojnë akses të lirë në lidhjen e internetit WiFi falas për qytetarët dhe vizitorët në hapësirat publike brenda vitit 2026.

Klan News