Ato janë dy blogere shumë të dashura shqiptare, por mbi të gjitha edhe dy nga motrat më simpatike të showbiz. Sarah dhe Ditea Berisha prej vitesh përveçse në shtëpi, janë bashkë edhe në profesion.

E ftuar mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter Pan”, Sarah ka folur për raportin me të motrën.

Kian: Po motra jote është shoqja jote e ngushtë?

Sarah: Motra ime është shoqja imë më e ngushtë. Ditea është më e madhe. Unë isha gjithmonë pas saj, si morr shkoja në çdo ditëlindje të shoqeve të saj. Të vetmin rast që doja të bëja një gjë pa motrën, ishte kur do aplikoja për shkollë në SHBA, por mami dhe babi kishin merak dhe thonë se duhet të ikim bashkë. Aplikojmë për vizë, Dietas i doli, mua jo./tvklan.al