“Pallati176” është një nga komeditë më ikonike shqiptare, batutat e të cilit dihen përmendësh nga thuajse kushdo. “Thuajse kushdo” sepse një nga protagonistet e tij, e cila luante në rolin e Elsës, Eva Alikaj nuk e kishte parë kurrë komedinë. Siç shpjegon aktorja në “Rudina” në Tv Klan, ka arritur ta shohë komedinë e plotë vetëm pak ditë më parë.
Eva Alikaj: Të të tregoj edhe një sekret tjetër? jo sekret, por është herë e parë ethënë. Para se të vija këtu, më rregulloi djali Youtube-n dhe ishte “Pallati 176”. Unë s’e kam parë me thënë të drejtën sepse ne nuk i shohim, kur bëhet, del nga ne e merr… e kam parë fragmente-fragmente, e pashë të gjithën.
Rudina Magjistari: Asnjëherë s’e ke parë?
Eva Alikaj: Asnjëherë s’e kam parë të plotë.
Rudina Magjistari: Jo s’e besoj dot këtë! Nuk dua ta besoj! E pamundur! Si ka mundësi?! Ne shqiptarët e dimë përmendësh të gjithën, të gjitha batutat, imajgino sa herë e kemi parë!
Eva Alikaj: Kur kaloj televizorin, del Eva, një herë në 2-3 ditë dal unë. I them “Eva, më fal por kam punë tani. më fal Eva”.
Rudina Magjistari: Ne 17 majin e kemi kthyer në festë kombëtare!
Eva Alikaj: E di! Ose afrohem aty dhe kam mamin para, “e shkreta goca”, i them unë, “sa e mirë goca!”
Eva vlerësoi gjithashtu performancën e të gjithë kastit të “Pallatit 176”. Sa i përket realizimit të rolit të saj, aktorja tha se veç batutës “po ju të dy që jeni fejuar?”, që mendon se mund të ishte realizuar më mirë, është shumë e kënaqur me çfarë ka arritur. Dhe s’ka si të ndodhë ndryshe, Elsa e “Pallatit 176” i ka rezistuar kohës./tvklan.al