Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e prokurorëve të çështjes “Gërdeci” për largim nga shqyrtimi i çështjes të 3 gjyqtarëve, që sipas tyre janë në konflikt interesi me të paditurit. Kjo është e disataherë që organi më i lartë i drejtësisë i quan të paligjshme manovrat e institucionit të akuzës.
Dështimet e para ligjore të prokurorisë kanë qenë ato në lidhje me një tjetër çështje të bujshme, atë të rrugës Durrës-Kukës, më herët gjatë ditës prokurorët i kërkuan trupit gjykues të dorëhiqej nga çështja, por pas kësaj kërkesa u shqyrtua nga një grup tjetër gjyqtarësh me në krye kryetaren e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj, me argumentimin, se kërkesa e tyre nuk është e bazuar në ligj.
Prokurorët e çështjes “Gërdeci” kërkuan përjashtimin nga shqyrtimi penal të kryetarit të kolegjit penal në gjykatën e Lartë Besnik Imeri dhe 2 gjyqtarëve të tjera Evgjeni Sinoimeri dhe Irma Bala. Gjyqtari Besnik Ymeri sipas prokurorëve, është mik i ngushtë me avokatin e ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Prokurorët pretenduan gjithashtu se gjyqtaret Irma Bala dhe Evgjeni Sinoimeri kanë lidhje të ngushta shoqërore me avokatët e të arrestuarve për këtë çështje. Në seancën e sotme ka qenë i pranishëm Sokol Gjeci, një prej të pandehurve në gjendje arresti, ndërsa tre të tjerët u përfaqësuan nga avokatët e tyre mbrojtës./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani