Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, padit kryeprokuroren Ina Rama dhe kreun e grupit hetimor të çështjes Gërdeci Sokol Stojani. Në cilësinë e deputetit Mediu ka njoftuar përmes avokatit të tij mbrojtës kallëzimin penal për kryeprokuroren dhe vartësin e tij Stojani, për akuzën e nxjerrjes së akteve dhe të dhënave sekrete të hetimit si dhe shpërdorim të detyrës.

Ardjan Visha: “Për të realizuar qëllimin e saj kriminal dhe diskretimin publik të zotit Fatmir Mediu si dhe për të krijuar në opinion të pavërteta në publik rreth tragjedisë të ndodhur në Gërdec dhe lidhjes së kësaj tragjedie me emrin e zotit Mediu. Gjatë deklarimit të kërkesës për heqje të imunitetit ka publikuar në mënyrë të qëllimshme dhe të paligjshme përmbajtjen e akteve procedurale të dosjes hetimore përkatëse.”

Kallëzimi i ish-ministrit Mediu përfshin dhe prokurorin Sokol Stojani, i cili sipas Mediut nëpërmjet SMS-ve ka ndërhyrë në emisionin Opinion, në një kohë kur hetimet për çështjen Gërdeci ishin deklaruar të mbyllura, dosja ishte dërguar për shqyrtimin në GJL.

Nga një i paditur ministri Mediu kthehet në një paditës duke deklaruar publikisht se për herë të parë është në gjendje të provojë një akuzë të rëndë edhe për prokuroren që i drejtoi hetimet e çështjes Gërdeci.

Ardjan Visha: “Ne jemi në gjendje të provojmë që në telefonin celular i Stojanit është referuar pyetje në mos fyerje ndaj zotit Medium në celularët e gazetarëve të pranishëm në emision. Përsa kohë teksti i përçuar përmban sugjerime për pyetje publike ndaj zotit Mediu, pa i hyrë subjektivisht hyrjeve të mundshme të përmbajtura në to, zoti Mediu ka gjykuar që nëpërmjet realizimit të veprimit të paligjshëm të mësipërm për më tepër në kushtet që për një vit rresht prokuroria refuzoi të realizojë pritjen e tij institucionale. Prokurori Sotjani ka konsumuar elementët e veprës penale shpërdorim të detyrës parashikuar nga 248 e kodit penal.”

Një vit pas tragjedisë së 15 marsit prokurorëve të pandehur përfshihen në një debat ligjor dhe juridik nga i cili nuk dihet kush do të dalë i ndëshkuar./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani