Seanca parlamentare është shoqëruar me tension ndërmjet opozitës dhe maxhorancës ku degjenerojë me bojkotim të seancës nga opozita. Debatet janë nxehur nga reagimet e deputetëve demokratë pasi kërkonin ngritjen e komisionit për hetimin e aksidentit të Shkallnuarit, qe sipas tyre mendohet të jetë i implikuar kryeministri Nano.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha shprehet se parlamenti duhet të ketë një rend të ditës veç çështjes së ngritjes se këtij komisioni. Ndërësa kryetari i kuvendit Servet Pëllumbi ju përgjigj Berishës se kërkesa e opozitës duhet të kalojë më parë për shqyrtim në byronë parlamentare.

Sali Berisha: “Unë edhe njëherë kuptoj ata ministra që janë të detyruar të lëpijnë këpucët e tij,por jo ti, ti je kryetarë parlamenti, ti ke mburojën e Kushtetutës, ti ke mburojën e Gjykatës Kushtetuese. Çfarë do të thotë kjo? Pse merr ti për bazë llogjikë gomone? Pse merr ti për bazë krimin? Ti duhet të marrësh për bazë Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kjo është një kërkesë parlamentare dhe pastaj ke të drejtë të akuzosh Sali Berishën, të akuzosh çdo parlamentar, në qoftë se ne do të abuzojmë me procedurën, në qoftë se ne do të abuzojmë me replikën, në qoftë se ne do të abuzojmë me pushimin, atëherë ti ke të drejtë.”

Gramoz Ruçi: “Në këto raste përveç propozuesit që jeni ju, mund të flasë vetëm 1 diskutant pro dhe 1 diskutant kundër dhe pikë. Mos spekuloni më herë tjetër, me këto çështje.”

Ndërësa për komisionin hetimor të tragjedisë së 9 janarit, kryedemokrati Berisha jep të panegociueshëm mospjesmarrjen e opozitës në këtë komision nëse nuk kryesohet prej saj./tvklan.al