Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Të kryhet ekspertimi i provave me aparaturat ekzistuese që posedon laboratori qëndror i kriminalistikës. Kështu ka vendosur sot trupi gjykues i kryesuar nga Sokol Pasho për dosjen e parë të procesit të 14 Shtatorit në Gjykatën e Faktit në Tiranë. Sot janë paraqitur me kërkesë të prokurori Nasip Naço, tre ekspertët kriminalistë, Oresti Afejzolli, Hydajet Shapo dhe Ilir Avrami. Ata janë të detyruar të kryejn ekspertimin për provat filmike të kësaj dosje. Seanca tjeter eshte te premten e ardhshme më 29 Tetor.

Po sot është zhvilluar seanca gjyqësore në ngarkim të Gazmend Brakës të mbiquajtur Gaxhai. Së bashku me Alfred Nebiun, Kakamin, Sokol Sinomatin, Robert Korakun dhe Gazmend Nebiun, ky grup gjykohet në Gjykatën e Faktit të Tiranës, për veprat penale të krijimit të bandës, vrasjeve, vjedhjeve etj, të ndodhura kryesisht në panverën e vitit 1997. Hetimi për këtë grup është shtyrë për javën e ardhshme të enjten më 28 Tetor pasi nuk ishin paraqitur dy nga avokatët mbrojtës.

Nga Policia e Vlorës ende nuk ka konfirmim zyrtar për vdekjen e Kakamit dhe kushëririt të tij. Trupi gjykues i kësaj dosje, i kryesuar nga Gjin Gjoni ka lënë në fuqi masën e arrestit për të pandehurin Gazmend Braka deri në zhvillimin e seancës tjetër./tvklan.al