Zhvillimet ekonomike në vend dhe rritja ekonomike është në trajektore pozitive zhvillimi dhe balancat kryesore të saj pritet të forcohen në vitet e ardhshme. Kështu tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë një takimi me Shefin e Sektorit Ekonomik Rajonal për Ballkanin Perëndimor.

Lidhur me ecurinë e inflacionit, Sejko u shpreh se ka ardhur në rënie të shpejtë, duke shënuar dhe një rikuperim të plotë të goditjes që pësuam nga rritjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Sa i përket sistemit financiar, Guvernatori Sejko u shpreh se ai karakterizohet nga nivele të kënaqshme kapitalizimi dhe likuiditeti.

Gjatë takimit me Shefin e Sektorit Ekonomik Rajonal për Ballkanin Perëndimor, Guvernatori u ndal gjithashtu në panoramën e sektorit bankar, duke veçuar rritjen e kreditimit dhe përmirësimin e treguesit të kredive me probleme.

Klan News