Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer ka ardhur sot në Kosovë në një vizitë njëditore. Në mesditë ai ka takuar presidentin e vendit Fatmir Sejdiun dhe kryeministrin Hashim Thaçin.
Sekretari i aleancës veriatlantike gjatë ditës do të takojë kryeadministratorin Labmberto Zannierin, përfaqësuesit e EULEX-it, përfaqësuesin civil ndërkombëtar Petter Faith si dhe do të ketë takime me liderët e serbëve të Kosovës.
Jaap de Hoop Scheffer vjen në Kosovë disa ditë pas hyrjes në fuqi të kushtetutës së re. Me liderët e Prishtinës ai pritet të diskutojë rreth pranisë së ashpër të NATO-s në Kosovës, ashtu sikurse edhe për trajnimin e pjesëtarëve të forcës së sigurisë së Kosovës./tvklan.al