Raporti: Shqipëria, rrugë e kalimit të heroinës për në Europë
Për sasinë prej 4.2 kg heroinë që u sekuestrua në Elbasan, është arrestuar një nga personat kryesor që siguronte drogë.
Në pranga është vendosur 36-vjeçari Gazmir Harremi nga Peqini. Sipas Policisë Gazmir Harremi furnizonte me heroinë Gëzim Ballën, shoferin e furgonit me dru ku ishte fshehur heroina.
Ndërkohë si pjesë e këtij grupi janë ndaluar edhe 4 persona të tjerë, por po verifikohet nëse kanë rol në trafikun e heroinës.
Kapja e kësaj sasie droge konfirmon edhe një herë gjetjet e raportit të qendrës Evropiane të Drogave të dy muajve më parë ku thuhej se Shqipëria dhe Ballkani janë ndër rrugës kryesore që kalojnë sasitë e heroinës për në Evropë.
Sipas raportit, heroina në vendin tonë por edhe në pjesën tjetër të Ballkanit vjen nga Turqia.
Këtë fakt e konfirmon edhe Policia Shqiptare, e cila nga hetimet për heroinë që u sekuestrua në Elbasan, rezulton se ka ardhur nga Turqia, ndërsa si destinacion dyshohet se kishte Greqinë. Vitin e fundit në vendin tonë janë sekuestruar më shumë se 20 kg heroinë, vlera e të cilës shkon rreth 400 mijë euro.
Tv Klan