Bllokohet në Durrës një anije për trafik të klandestinëve. Anija 150 tonëshe me flamur dhe ekuipazh shqiptar, u bllokua ditën e djeshme në Portin e Durrësit pasi në të u gjetën të fshehur 17 persona të cilët synoni të kalonin ilegalisht në brigjet italiane. Pronari i anijes arriti të largohet me një automjet tip benz me targa të Shkodrës, ndërsa policia arriti të ndalojë motorristin Bilal Dani 32 vjeç nga fshati Përzhitë i Shkodrës.
Anija u bllokua nën akuzën për trafik të klandestinëve. 17 persona të gjetur në anije, të gjithë meshkuj, ishin banorë të zonave të veriut të Shqipërisë kryesisht Lezha, Laçi dhe Shkodra. Sipas informacioneve të mbledhura më parë nga Policia Kriminale dhe Policia Kufitare, kjo anije ishte në kontroll që para disa muajsh për trafik të klandestinëve që niseshin kryesisht nga zona veriore e vendit.
Ndërsa mbrëmë në gjirin e Vlorës u sprapsën tre gomone me 90 klandestinë në bord që synonin brigjet italiane. Tre gomonet u kthyen pas nga forcat e përbashkët italo-shqiptare të policisë. Ndërsa një gomone tjetër sot u sekuestrua në brigjet e Otrantos./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj