Ndryshe nga kryetari i ngrirë Lulzim Basha, i cili sheh si përgjegjës kryesor për humbjen në zgjedhje blerjen e votave, rivali i vetëm në garë përballë tij, Eduard Selami thotë se pas disfatës së thellë të 25 qershorit fshihet mungesa e brendshme e demokracisë në parti.
Nga Lezha ku nisi fushatën elektorale Selami kërkoi votën e demokratëve me premtimin hapjen e partisë dhe rimëkëmbjen e saj.
Përballja me një kryetar të ngrirë nga funksionet drejtuese të partisë thotë Selami e bën të pabarabartë garën mes tyre.
Eduard Selami garon për kreun e Partisë Demokratike pas drejtimit për afro tre vjet të kësaj force politike nga viti 1992-1995.
/Tv Klan