Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Komunikimi, edukimi, familja dhe ndërthurja e tyre është zgjedhur si temë nga shoqata “Në Dobi të Gruas Shqiptare” në bashkëpunim me organizatën kanadeze për studim dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Ky është trajnimi me punonjës social ku qytetet e përfshira në këtë trajnim janë Tiranë, Durrësi, Elbasani dhe Burreli. Cilat janë problemet më shqetësuese të grave dhe vajzave në familjen shqiptare?

Niveli i ulet ekonomik sjell si pasojë vartësinë ekonomike nga bashkëshorti, pamundesia për të përmbushur nevojat jetike dhe gratë të gjendura në udhëkryq pa asnjë lloj përkrahje nga shoqëria. Është kjo shtresa që gjen mbështetje në këtë shoqatë. Drejtuesja e shoqatës kanadeze shpjegon:

Kryetarja e shoqates kanadeze:- “Përveç anës teorike ne kemi zbatuar atë edhe në praktikë. Kemi vizituar një qendër me gra dhe vajza në vështirësi të cilat janë rikthyer nga Italia. Vajza të braktisura nga familja dhe bashkeshorti. Ka vështirësi në komunikim në familjet shqiptare, sepse vetë shoqëria ndodhet në periudhë tranzicioni. Familja shqiptare po ndryshon dita ditës, ndaj ka edhe kontradikta. Por çdo gjë do të rregullohet shumë shpejt duke rifituar atë që kemi humbur”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti