20 vjet nga rënia e Murit te Berlinit apo “perdes se hekurt” qe ndante me dysh Gjermaninë shënoi ndryshime te mëdha jo vetëm në Gjermani, por në tere Evropën, ndryshime te cilat preken edhe Shqipërinë rreth një vit me vone.
Reflektime mbi Murin e Berlinit dhe Shqipërinë u sollën ne seminarin e organizuar nga Instituti de Gasperi dhe Fondacioni Konrad Adenauer.
Heinz Eggert: “S’duhet te harrojmë kurrë sakrificat e atyre njerëzve qe sollën këto ndryshime. S’duhet te harrojmë se ajo qe ndodhi ishte përgjegjësi e asaj diktature, ne mënyre te tille qe asaj elite te mos i jepet një përgjegjësi e re politike. Nuk mundem ta krahasoj Shqipërinë me ish Gjermaninë Lindore, pasi kjo pas bashkimit mori ndihma te jashtëzakonshme për rimëkëmbjen, por ka një rruge te vetme ne zhvillimin e demokracisë, qe është roli i shoqërisë. Shqipëria është ne rruge te mbare sepse këtu kane nisur te zhvillohen ndërmarrjet e mesme, qe janë çelësi që vë në lëvizje motorin e ekonomisë.”
Fahri Balliu: “Pikërisht këtu në vendin më të egër të komunizmit, në vendin e krimit më të madh komunist, aktorët dhe regjisorët e sistemit komunist në Shqipëri jo vetëm që i ke të lirë, por gabimet e tyre morën pafajësi, madje ata ende mashtrojnë publikun me gënjeshtrat e hedhur në ekrane apo faqe gazetash”.
Sipas ministrit gjerman, Egert, për Shqipërinë sfida e zhvillimit drejt Bashkimit Evropian për te qene se shpejti pjese e tij, është ende përpara duke qene se ajo doli nga izolimi me i egër, me një kosto shume te madhe njerëzore./tvklan.al