Sëmundjet seksualisht të trasmetueshme kanë pësuar rritje në vendin tonë. Sipas gjinekologes Lindita Myzyri, shqetësim është kapja me vonesë e këtyre infeksioneve.
Lindita Myzyri, gjinekologe: Sa më herët ta fillojnë jetën seksuale, aq më shumë partner ndërrojnë. Pikërisht duke mos pasur informacion, janë arsye nga më të ndryshmet. Duke mos përdorur kondom që është jashtëzakonisht i rëndësishëm që të mbron jo vetëm nga një shtatzani e padëshirueshme, por të mbron nga infeksionet seksualisht të transmetueshme. Pikërisht për të gjithë këto arsye që thashë më lartë fatkeqësisht në vendin tonë sot janë rritur infeksionet seksualisht të transmetueshme. Sifiliz dhe gonorea që i kemi pasur pothuajse zero, sot janë rritur goxha. Janë rritur në mosha të reja si dhe në mesomosha.
Mos trajtimi në kohën e duhur sipas gjinekologes, sjell probleme të rënda shëndetësore.
Lindita Myzyri, gjinekologe: Infeksionet seksualisht të transmetueshme në përgjithësi janë pa shenja dhe duke qenë si të tilla mund të bëhet një infeksion në zinxhirë në partner të ndryshëm që ndërrojmë. E dyta ka pasoja. Pasojat janë jo vetëm mendore, fizike por janë shëndetësore që kalojnë në infertilitet si tek vajzat dhe gratë, por edhe tek djemtë apo burrat, sepse tek vajzat dëmton tubat e mitrës, tek meshkujt tubat spermatik.
Rritja e peshës së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme në popullatë është ngritur si shqetësim edhe nga OBSH për mbarë botën. Ndërkohë që në vendin tonë rritje kanë pasur edhe rastet me HIV.
Klan News