Pas rreth 2 javësh që kishte pësuar një defekt teknik, rezonanca magnetike në QSUT është kthyer në funksion të plotë për t’ju ofruar shërbim pacientëve.
Genci Asqeri, imazherist në QSUT: Kemi filluar normalitetin, që të bëjmë ekzaminime të vazhdueshme, ngarkesën e përditshme të punës. Jemi në gjendje pune pas një anomalie për rreth dy javë.
Pacientët që kanë patur nevojë për këtë shërbim e kanë marrë ate pranë Rezonancës tek Spitali Neurologjik apo në spitalet rajonale të vendit.
Genci Asqeri, imazherist në QSUT: Me pak mbingarkesë, por është menaxhuar shumë mirë edhe nga stafi i Neuroradiologjisë që është te 5-a. Rezonanca ka dhe në qytetet e tjera dhe shpërndahen sipas vendndodhjes së pacientit.
Bazuar në planifikimet e përcaktuara nga sistemi, tek Rezonanca Magnetike e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kryhen mesatarisht deri në 26 ekzaminime në ditë.
Genci Asqeri, imazherist në QSUT: Ne në ditë nga sistemi kemi rreth 20 rezonanca të planifikuara, pastaj janë ato të pavioneve, 5 deri në 6 rezonanca në ditë.
Tashmë prej disa javësh edhe Urgjenca e Re në QSUT i është kthyer normalitetit me kapacitet të plotë për pacientët, pas problemeve që ndodhen nga zjarri në Shkurt të këtij viti.
Klan News