Hyrja e Shqipërisë në Zonën e Përbashkët Evropiane të Pagesave, e njohur si “SEPA”, mundëson që pagesat në Euro të jenë të shpejta, të sigurta dhe më të lira”.
Vetë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko përmes një videomesazhi tha se “SEPA” shihet pozitivisht edhe nga sektori bankar.
Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë: Me SEPA dërgesat e parave janë të shpejta të sigurta dhe më të lira. Ata mund të bëhen nga kudo tnë Europë dhe në çdo kohë. Me SEPA nuk do të ketë më vonesa, procese të ndërlikuara, apo tarifa të larta për transferimet ndërkufitare të Euro-s.
Përfitimet e SEPA-s për bankat shqiptare dhe klientët e tyre, nënkuptojnë ulje të ndjeshme të kostos së transfertave në të gjithë Europën.
Bledar Shella, president i Shoqatës Shqiptare të Bankave: Përfitimet e SEPA-s për bankat shqiptare dhe klientët e tyre individ dhe biznese është një ulje e ndjeshme e kostove të transfertave në të gjithë Europën dhe një lehtësim i ndjeshëm i tyre. Bankat shqiptare janë të vendosura për implementimin sa më të shpejtë të këtij sistemi në mënyrë që të rrisim më tej transfertat elektronike dhe të ndihmojmë klientët tanë.
Më 12 Qershor Banka e Shqipërisë firmosi zyrtarisht aplikimin për t’u anëtarësuar në Zonën e Përbashkët Evropiane të Pagesave, e njohur si “SEPA”, duke u bërë vendi i parë në Rajon që e hedh një hap të tillë.
Klan News