Në policinë e Kosovës edhe këtij i thonë kordon policor. Pavarësisht se thyhet nga numri më i vogël i protestuesve se sa i policëve. Sa për këta policë punët në rindërtimin e shtëpive shqiptare në Kroin e Vitokut as nuk do të fillonin e lëre më të vazhdojnë edhe përkundër protestave të serbëve, por protestuesit hasin në pengesën vërtetë të pakalueshme.
Punë të qetë e të sigurt për shqiptarët në lagjen veriore të Mitrovicës deri më tani kanë ofruar këto njësite. Këtë punë gati e bënë edhe të hënën duke e zmbrapsur rreth 100 serb të cilët për më shuam se një javë janë duke bërë përpjekje të ndërpresin punët e fqinjeve të tyre shqiptar.
Gazetari: “Gjatë këtyre ditëve ka qenë skenari i njëjtë edhe i protestuesve edhe i policisë, përveç që të hënën në anën e policisë së EULEX kishte një ndryshim, në vijën e parë ishin karabinierët e jo xhandarmëria franceze. Pas gjysmë ore protestuesit serbë filluan të shpërndahen ndërsa njësitë të speciale të policisë së EULEX-it sapo morën urdhër të mos hedhin më gaz lotsjellës.”
Si sinjal për përfundimin e protestës shërbeu sirena e autoambulancës. Ndonëse kët0o protesta janë të organizuara dhe dihet organizatorët ende nuk ka të arrestuar kjo edhe pse gjatë ditëve të protestës pati të shtëna nga armët automatike dhe tentim për dëmtim të pronës e shkelje të tjera.
“Mbetet përgjegjësi e stacionit në veri në Mitrovicë që të merret me rezultatet ose pasojat e çdo ngjarje.”
Policët e stacionit janë të njëjtit që ishin vendosur në kordon, sa do punojnë në hetimin e këtyre rasteve mbetet të shihet./tvklan.al