Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Një kriminel lufte zgjidhet ministri i ri i mbrojtjes së Jugosllavisë, njoftohet nga agjensia e pavarur Beta. Gjenerali Drajgolu Ojdanic, kriminel lufte u caktua ministri i ri i mbrojtjes së Jugosllavisë, për të zëvendësuar Pavlo Bulatoviç të vrarë. Agjensia Beta thekson se ajo u caktua nga presidenti Jugosllavë Millosheviç.

Millosheviç, Ojdaniç dhe tre oficerë të tjerë të lartë Jugosllavë u dënuan muajin e kaluar nga një gjykatë e OKB-së për krime lufte në krahinën e Kosovës. Ojdaniç 58-vjeçar ishte shefi i shtabit të ushtrisë Jugosllave. Gjithashtu Beta njofton se gjenerali dhe Bojsha Patkoviç, komandanti i ushtrisë së tretë është caktuar shefi i ri i shtabit në vend të Ojdaniç. Ushtria e tretë mbulon serbinë Jugore përfshirë këtu edhe Kosovën./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori