Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Opozita serbe për herë të parë që nga Gushti i kaluar ka dalë e bashkuar me qëllimin e vetëm rrëzimin e Millosheviçit. Gjingjiç dhe Drashkoviç kanë dalë dje përpara 100 mijë serbëve duke u treguar alternativën e vetme që amerika dhe perëndimi u ka dhënë atyre, rrëzimin e diktaturës së Milosheviçit.
Mbështetja perëndimore duket në faktin e heqjes së embargos së naftës në moton “energji per demokracinë” dhe ndihmat financiare që qytetet e udhëhequra nga opozita kanë. Me manifestimin e djeshëm opozita serbe po jep provat e para të ndërgjegjësimit të saj për të qeverisur vetëm nëse e hedh njëherë e mirë Millosheviçin./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori