Serbia ka shfuqizuar vendimin për të dëbuar ambasadorin e Malit të Zi, që erdhi pas risjelljes në vëmendje të marrëveshjes së hershme mes dy vendeve.

Dy ditë më parë Serbia dëboi ambasadorin malazez, Tarzan Millosheviç, pasi Mali i Zi e kishte marrë këtë vendim më herët dhe i kërkoi diplomatit të largohej brenda 72 orësh.

Por pas tensioneve, dje Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic anuloi vendimin për përjashtimin e Millosheviç dhe tha se vendi i saj dëshironte t’i zgjaste “dorën e bashkëpunimit dhe miqësisë” Malit të Zi.

Nga ana tjetër vendimi i Malit të Zi për dëbimin e Bozovic vijon të jetë ende në fuqi dhe nuk është bërë asnjë hap pas. Sipas autoriteteve malazeze i dërguari i Serbisë u përjashtua pasi ndërhyrë në çështjet e brendshme të shtetit.

Bozovic i bëri komentet në një takim të një shoqate që përfaqësonte serbët e Malit të Zi. Ai e përshkroi vendimin e Malit të Zi në 1918 si një “shprehje të lirë të vullnetit të njerëzve për t’u bashkuar me Serbinë vëllazërore“.

Por për çfarë vendimi bëhet fjalë?

Asambleja e vitit 1918 vendosi që Mali i Zi të bëhej pjesë e Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, e cila më vonë u njoh si Jugosllavi. Por në 2006, Mali i Zi deklaroi pavarësinë, duke u bërë një shtet sovran për herë të parë që nga fundi i Luftës së Parë Botërore./tvklan.al