Autoritetet italiane kanë sekuestruar të tjera pako me drogë të hedhura në mes të detit. Kësaj radhe, në Otranto janë gjetur 17 pako me drogë.

Policia italiane thotë se bëhet fjalë për 30 kilogramë marijuanë dhe dyshohet se burimi është nga Shqipëria. Hetuesit thonë se trafikantët duhet të kenë hedhur drogën në det, ndërsa destinacioni i lëndës narkotike ishte tregu italian.

Asnjë person nuk është identifikuar si posedues i marijuanës, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar këtë rast të trafikut. Gjatë javës së fundit, autoritetet italiane kanë goditur disa raste të trafikut të drogës nga brigjet shqiptare drejt Italisë.

Në të njëjtin vend, para më shumë se një viti, policia sekuestroi rreth 40 kilogramë marijuanë.

/tvklan.al