Kombëtarja shqiptare, ka mbyllur përgatitjet për sfidën e fundit në Ligën e Kombeve, ndaj Ukrainës.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi u stërvit i plotë, ndërsa Jasir Asani zhvilloi fillimisht një seancë individuale dhe më pas iu bashkua grupit.

Të gjithë lojtarët e tjerë gëzojnë formë të mirë fizike dhe janë gati për ndeshjen e së martës.

Seanca stërvitore zgjati rreth një orë dhe skuadra në fushë provoi disa skema të ndryshme loje dhe vendosje taktike.

Ndeshja Shqipëri-Ukrainë, do të luhet në stadiumin “Air Albania” të martën në orën 20:45, ndërsa transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan.

/tvklan.al