Këlliçi: Krenar që kam mbrojtur maturantët
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi e ka konsideruar të turpshme akuzën për shpifje të ngritur ndaj tij nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini.
Pas daljes nga seanca, Këlliçi u shpreh se gjithçka është bazuar në deklaratat e tij publike që ka bërë në mbështetje të maturantëve, gjë për të cilën tha se ndjehej krenar.
Sipas kreut të FRPD, ai është shprehur për tezen e Gjuhë-Letërsisë dhe kundër zgjedhjeve në universitete në këtë kohë pandemie, gjë e cila është bërë shkak që Ministrja Shahini ta padisë për shpifje.
Ai tha se do të përballet me Ministren e Arsimit në seancën e caktuar në 15 Shtator, ndërkohë që vijon t’i qëndrojë idesë së tij se zgjedhjet në universitet janë të paligjshme.
Tv Klan