Prej ditës së sotme nis shpërndarja e bonusit të Pranverës për 730,430 pensionistë dhe të gjithë do të mund ta tërheqin bonusin e tyre në sportelet e Postës Shqiptare dhe në ato të bankave të nivelit të dytë.

Të gjithë ata pensionistë që marrin më pak se 20 mijë Lekë të reja pension në muaj do të përfitojnë një bonus prej 10 mijë Lekësh të reja, ku në kategori bëjnë pjesë rreth 511 mijë pensionistë në mbarë vendin.

Ndërsa të moshuarit që marrin një pension mbi 20 mijë Lekë të reja në muaj do të përfitojnë një bonus prej 5 mijë Lekësh të reja.

Afati i tërheqjes së Bonusit të Pranverës është deri më 30 Shtator të këtij viti.

Klan News