114 akuza penale ndaj dy personave në Arkansas të Shteteve të Bashkuara. Që nga abuzimi me të mitur e deri te izolimi i paligjshëm. Siç shkruajnë mediat e huaja, një 15 vjeçar u gjet i kyçur në tualetin e shtëpisë, lakuriq. Dy të dyshuarit kryesorë? Nëna e tij Jaclyn Barnett (41 vjeç) dhe njerku Daniel Wright (40 vjeç).

Kur oficerët e policisë ushtruan kontroll në apartament, dy të dyshuarit pretenduan se nuk kishin dijeni për këtë gjë, duke ua hedhur fajin dy fëmijëve të tjerë. Por, asnjë lloj alibie nuk rezultoi bindëse.

“Më linin vetëm të haja bukë dhe të ikja në shkollë”, ka thënë para hetuesve i mituri. Ai pretendon se është mbajtur i mbyllur për 112 ditë dhe se ka fjetur sipër një dërrase. Pas hetimeve të kryera, u zbuluan 29 raste të telefonatave në polici ku denoncohej keqtrajtimi i djalit, që nga viti 2013.

Barnett po mbahet në burgun e Baxter dhe i duhet të paguajë 50 mijë dollarë dëmshpërblim, ndërsa Wright është lënë i lirë pasi ka paguar të njëjtën shumë.

/tvklan.al