Shtetet e Bashkuara pezullojnë vizat për qytetarët amerikanë që dëshirojnë të udhëtojnë në Rusi. Ambasada amerikane në Moskë njoftoi se vizat do të mbeten të pezulluara deri më datën 1 shtator. Në komunikatën për shtyp të ambasadës në Moskë sqarohet se pas datës 1 shtator vetëm konsullata e Moskës do të jetë e hapur për aplikime. Ky vendim lidhet me shkurtimin drastik të stafit diplomatik amerikan të urdhëruar nga Kremlini.

Mirëpo për ministrin e jashtëm rus Segei Lavrov, bllokimi i vizave është një tentativë e Uashingtonit për të ngjallur një mëri mes shtetasve rusë. Kryediplomati rus tha se Moska do të kundërpërgjigjet pa goditur interesin e shtetasve amerikanë.

Bllokimi i vizave prek jo-emigrante prek drejtpërdrejtë turistët dhe ata që kryejnë tregti me Rusinë.

Kremlini njoftoi më herët se shkurtimi i stafit në vetëm 455 diplomatë, vjen si kundërpërgjigje e zgjatjes së sanksioneve ekonomike që Uashingtoni vendosi ndaj Moskës, duke ndërlikuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.

Tv Klan