Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë dritën jeshile Ukrainës që të përdorë armë të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara për të goditur objektiva në Rusi, por vetëm ato pranë rajonit të Kharkivit, ku po kryhen luftime. Vendimi paraqet një ndryshim të qëndrimit të Presidentit Joe Biden, i cili deri më tani, kishte refuzuar me vendosmëri që Ukraina të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme brenda Rusisë.
Ndersa shefi i NATO-s Jens Stoltenberg mesohet do t’u kërkojë aleatëve të zotohen një minimum prej 40 miliardë eurosh në vit për të financuar ndihmën ushtarake për Ukrainën. Ministrat e Jashtëm te vendeve te Aleancës te mbledhur ne Prage pritet ta diskutojnë propozimin te premten.
Danimarka njoftoi se do të lejojë përdorimin e armëve dhe F-16-ve të furnizuara në Kiev për sulme përtej kufijve të Ukrainës. Rusia nga ana e saj ka paralajmëruar se përdorimi i armëve të rënda perëndimore nga ushtria ukrainase për të goditur territorin rus, do të konsiderohet si sulm nga vendet e origjinës së këtyre armëve.
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov paralajmëroi se Rusia do të aktivizojë mbrojtjen me armë bërthamore, nëse Shtetet e Bashkuara afrojnë në Europë dhe në rajonin e Azi-Paqësorit, raketa me rreze të gjatë veprimi.
Tv Klan