Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të hënën se ka vendosur në listën e zezë ish-zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin dhe gjykatësin e Gjykatës së Apelit, Enver Bexhetin për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion që lidheshin me dënimin e Sasha Mijalkovit, drejtor i Agjencisë për Sigurinë dhe Zbulimin të Maqedonisë së Veriut.

Në lidhje me këtë shpallje, ka reaguar vetë Grubi, i cili thekson, do të angazhohet për të zbardhur plotësisht këtë çështje.

“Si një person që jetën time publike gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian. Transparenca dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike do të vazhdojnë të jenë shtylla kryesore e çdo veprimi tim”, thekson Grubi në reagimin e tij.

Tv Klan