Mediat amerikane zbulojnë se Shtetet e Bashkuara ndaluan javën e kaluar dërgimin e furnizimeve ushtarake me predha për Izraelin.
Zyrtarë të Pentagonit thanë se qeveria izraelite nuk arriti të japë garanci se do të gjejë zgjidhje për shqetësimet se sulmi tokësor izraelit në Rafah rrezikon së tepërmi jetët e civilëve.
Bëhet fjalë për dërgesa me peshë totale, 1 ton. Kjo ngarkesë është pjesë e paketave të mëhershme të ndihmës, para asaj prej 17 miliardë Dollarësh që u miratua muajin e kaluar.
Pas marrjes nën kontroll nga Izraeli të pikave kufitare të Rafahut me Egjiptin, Shtëpia e Bardhë tha se qëndrimi për nisjen e sulmit tokësor ndaj këtij qyteti që strehon veç vendasve, 1.5 milionë palestinezë të shpërngulur nga zona të tjera në luftë të Rripit të Gazës, nuk ka ndryshuar. Uashingtoni është kundër dhe këtë ia ka bërë të qartë Izraelit.
Megjithatë, javën e kaluar Tel Avivi njoftoi se kishte shpërngulur mijëra civilë nga zonat lindore të Rafahut, ku pritet zhvillohet operacioni kundër Hamasit, në bastionin e tij të fundit.
Qeveria izraelite e konsideron sulmin në Rafah, si vendimtarin për spastrimin e Rripit të Gazës nga Hamasi. Që prej 7 Tetorit, sulmi izraelit u ka marrë jetën 34 780 palestinezëve, shumcia dërrmuese fëmijë.
Tv Klan