Sot do të zhvillohet në Uashington takimi historik mes Presidentit të sapozgjedhur amerikan Xhorxh W Bush, sfidantit të tij Al Gor dhe Presidentit aktual Bill Klinton. Këtij takimi i ka paraprirë mbërritja e djeshme në Washington Bushit të ri ku ai arriti. Takimet e para i parapriu Zonja amerikane Hilary Klinton dhe zonjës së parë të ardhshme Bush.

Ky takim midis Gor, Klinton dhe Bush pritet me mjaft interes për shkak të fushatës dramatike elektorale që u zhvillua për Shtëpinë e Bardhë. Me fitoren prej 25 vota elektorale të shteti të Floridas, Bush arriti të sigurojë 271 vota. Pra një votë elektorale më shumë nga sa kërkohet zyrtarisht për të qenë president katër vitet e ardhshme në SHBA./tvklan.al