Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë plane për të rritur praninë e tyre ushtarake në Groenlandë. Qëndrimi është shprehur përmes Ambasadës Amerikane në Kopenhagen, pas interesit të shfaqur nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump për të blerë ishullin arktik.
Trump, i cili merr detyrën më 20 Janar, tha këtë javë se kontrolli i SHBA-së mbi ishullin ishte një domosdoshmëri absolute dhe nuk përjashtoi përdorimin e veprimeve ushtarake ose ekonomike si tarifat kundër Danimarkës për ta realizuar atë.
Të mërkurën, ministri i Jashtëm i Danimarkës u shpreh se ishulli nuk ka gjasa të bëhet një shtet i SHBA-së por mund të fitojë pavarësinë nëse banorët dëshirojnë.
Groenlanda, pjesë e NATO-s, ka një rëndësi strategjike për ushtrinë amerikane dhe për sistemin e saj të paralajmërimit të hershëm të raketave balistike, pasi rruga më e shkurtër nga Evropa në Amerikën e Veriut kalon përmes ishullit arktik.
Groenlanda, me popullsi prej 57,000 banorësh, ka qenë pjesë e Danimarkës për 600 vjet. Ishulli tani vetë-qeveriset si një territor gjysmë sovran nën mbretërinë daneze.
Klan News