Lajme Arkiva – TV Klan 2001

SHBA ka përshëndetur sot qëndrimin e qartë dhe të fortë të qeverisë shqiptare, në lidhje me dënimin e dhunës, si kusht për fillimin e dialogut politik në Maqedoni. Sipas ambasadorit Limpreht, qeveria shqiptare ka vërejtur në mënyrë të saktë se veprimet e ekstremiste janë në kundërshtim me interesat e Shqipërisë dhe nuk përfaqësojnë ndjenjat e shumicës së shqiptarëve në rajon.

Sipas Limpreht SHBA dënon me forcë dhunën e kohëve të fundit prej ekstremistëve të armatosur në veriun e Maqedonisë dhe përshëndesim përpjekjet e Maqedonisë për të ruajtur paqen përmes zbatimit të ligjit dhe bashkëpunimit ndër etnik. Ne mbështesim tha ai, deklaratat e Sigurimit të OKB-së, NATO-s dhe komunitetit ndërkombëtar për dialog dhe paqe në rajon./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego