Është momenti që Maja, gjyshja e Iglit të marrë ftesën për në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Teksa në ekranin përballë Iglit shfaqet imazhi i saj, ai shpërthen në një të qarë me ngashërimë. I penduar, Igli fajëson veten që s‘ka mundur t’ia shpërblejë sakrificat e saj për të.
Igli: S’e ke idenë sesa më ka marrë malli! Për shkak se s’kishte mundësi të vinte të më takonte, flisja në telefon. Kisha dëshirë ta merrja përditë, por s’ishte mundësia. E merrja një herë në 3 ditë. S’e ke idenë se çfarë lloj malli kam, nuk e përshkruaj dot me fjalë. Jam penduar shumë. Dikush nuk e ka gjyshen, dikush nuk e ka mamin, nuk e ka as babin. Unë e kisha gjyshen dhe s’dita t’ia shpërblej ashtu siç duhet. Të paktën, ta bëja krenare.
Ende i përlotur, ai kujton një takim me gjyshen gjatë kohës që vuante dënimin në qeli.
Igli: Kur erdhi më takoi atje, në burgun 313, kisha turp t’i dilja përpara. Kisha turp se e kam zhgënjyer, i kam sjellë shumë vuajtje. Kam qenë mistrec, problematik. I dhashë dorën, ma tërhoqi dorën dhe ma puthi. Vetëm dridhesha, i kërkoja falje dhe më tha diçka: sa të jem gjallë, unë s’do të të lë kurrë pas dore dhe e ka mbajtur fjalën./tvklan.al