Pas deklaratave të imamit Elvis Naçi për rëndësinë e marrëdhënieve në çift, ka nisur një debat nëse myslimanët shqiptarë janë apo jo të paragjykuar.

I ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në Tv Klan, studiuesi Redi Shehu tha se “

paragjykimi i myslimanëve në Shqipëri nuk është në një bazë popullore edhe për shkak të trashëgimisë të identitetit, por janë elitat kulturore që edhe nëpërmjet mediave ndikojnë rritja e paragjykimit”.  

“Në bazament nuk e ka, por nëse do të bombardohesh nga mediat në përgjithësi dhe mainstream media edhe paragjykimi në popull pastaj do të fillojë dhe shtohet”,

tha ai.

“Një pjesë e madhe e tyre janë të lidhur familjarisht me identitetin. Identiteti mysliman i shqiptarëve vjen nga trashëgueshmëria historike dhe është pak nonsens të thuash që shqiptarët ngrihen me një paragjykim të madh kundër vetvetes, është një nonsens. Çfarë ndodh? Ndodh kjo që, duke qenë se një pjesë, jo të gjithë elitat, të jemi të saktë dhe korrektë, një pjesë e elitave kulturore që janë edhe posedues të mjeteve të komunikimit masiv, përmes ndërtimit të skemës së paramenduar, të skemës së paragjykimit për sa u përket myslimanëve, domosdo ndikojnë pastaj në pjesën më të madhe të shoqërisë. Në bazament nuk e ka, por nëse do të bombardohesh nga mediat në përgjithësi dhe mainstream media, edhe paragjykimi në popull pastaj do të fillojë dhe shtohet.”

Ai tha se ky

“ndikim nuk vjen vetëm nga mediat shqiptare, por edhe nga situata ndërkombëtare, botërore, me rastin e akteve terroriste…”./tvklan.al