Një rrjedhje e gazit natyror ka shkaktuar një shpërthim gjatë natës, me pasojë shembjen e një ndërtese dykatëshe në Itali.
Bilanci nga kjo ngjarje tragjike është dy të shpëtuar dhe dy viktima. Babai i familjes që banonte në katin e parë të pallatit dhe një nga fëmijët e tij dy vjeç janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat. Gjendja e babait është e rëndë ndërsa i mituri ka marrë një plagë të lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Më pas, zjarrfikësit gjetën të pajetë motrën dhe vëllain tjetër të moshave përkatësisht 6 dhe 4 vjeç. Ndërkohë vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar nënën e tyre dhe një të moshuar që ndodheshin në katin e dytë, ku mësohet se ka ndodhur edhe rrjedhja e gazit që shkaktoi tragjedinë.
Klan News