Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, Ministria e Shëndetësisë deklaron se po zbaton një strategji për të integruar të sëmurët mendor në jetën normale.

Zëdhënësja e kësaj ministrie tha se reforma në shëndetin mendor, mbetet prioritet që do të marrë angazhimin maksimal të sistemit shëndetësor në vend.

Alisa Demollari: “Për Ministrinë e Shëndetësisë, reforma në sistemin e shëndetit mendor mbetet një prioritet i cili do të ketë vëmendjen dhe mbështetjen maksimale nga i gjithë sistemi shëndetësor shqiptar. Shëndetësia shqiptare ka për shëndetin mendor një strategji e cila mbështetet edhe nga OBSH dhe është vlerësuar si një nga strategjitë më pozitive në rajon. Në zbatim të saj edhe në vitin 2010 do të ketë investime të mëtejshme si në infrastrukturë edhe në burime njerëzore. Motoja e Ministrisë së Shëndetësisë, do të jetë gjithnjë e më pak barna e spitale psikiatrike, por gjithnjë e më shumë të sëmurë mendor, aktiv në shoqëri dhe në punësim”.

Në shenjë solidarizimi në këtë ditë, në kryeqytet janë organizuar edhe një seri aktivitetesh siç ishte shfaqja e artistëve të cirkut të metropolit në Tiranë./tvklan.alGazetari: Fjorald Zguro