Alisa Demollari: “Ministria e Shëndetësisë dënon me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar dhe tragjik të vrasjes së mjekut radiolog, Fatmir Thaçi, në mjediset e spitalit Rajonal të Durrësit. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së doktor Fatmir Thaçit për humbjen e njeriut të dashur dhe i ndodhet pranë në këto momente të vështira. Sot është një ditë e rëndë për të gjithë komunitetin mjekësor pasi një mjek goditet në mënyrë kriminale në momentin e ushtrimit të detyrës së tij. Ministria e Shëndetësisë i kërkon drejtësisë që të veprojë me të gjithë rreptësinë e ligjit ndaj autorit të këtij akti kriminal shumë të rëndë që ka traumatizuar të gjithë opinionin publik dhe në mënyrë të veçantë komunitetin e gjerë mjekësorë. Ministria e Shëndetësisë i kërkon gjithashtu Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit që të mbështesin në mënyrë intensive dhe të marrin masat e menjëhershme për garantimin e një sigurie të plotë për paprekshmërinë e mjekëve gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.”/tvklan.al