Një masiv shkëmbor u shkëput nga mali në aksin Lezhë – Shëngjin pranë “Knallës” dhe goditi një autobus që transportonte punëtorët e peshkut. Shoferi i autobusit thotë se prej 20 vitesh në këtë profesion, kurrë nuk ka hasur në një rast të tillë.

Të plagosura mbetën dy vajza. Njëra 21 vjeç është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, kurse tjetra 23 vjeç po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Lezhës. Të dyja janë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se lëvizja e masivit shkëmbor ka ardhur si pasojë e reshjeve të shiut të rëna gjatë natës në zonen e Lezhës. I gjithë aksi nuk është i mbuluar me rrjetë teli dhe mbetet rrezik për të gjithë mjetet që kalojnë. Në Tetor të vitit të kaluar në Torovicë të Lezhës, një masiv i madh shkëmbor zuri poshtë një fuoristradë ku udhëtonin tre persona të cilët humbën jetën në vend.

Tv Klan