Një ngatërresë e vogël në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan krijoi një situatë shumë gazmore. Ndërsa iu afrua tavolinës së Eni Çobanit për të njoftuar publicitetin, moderatori Ardit Gjebrea vuri re se në duar mbante skaletën e “Këngës Magjike”. Ai u shpreh i habitur, por ishte përgjigjja e ndërmjetëses ajo që na bëri të dyshojmë se mund të ketë një surprizë.
Ardit Gjebrea: Nuk e di, pse erdha me “Këngën Magjike tek ty?
Eni Çobani: Ah! Si duket…nuk dua ta them publikisht por…
Ardit Gjebrea: Shenjë kjo!
Eni Çobani: Kam dashur gjithmonë pak pjesë te “Kënga Magjike”!/tvklan.al