Masa, si pjesë e përgatitjeve kundër agresionit rus
Edhe gratë do t’i nënshtrohen shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Danimarkë. Kryeministrja socialdemokrate, Mete Frederiksen shpalosi planin e saj për ta bërë ushtrinë të detyrueshme për të dy gjinitë, teksa vendi po përballet gjithnjë e më shumë me mungesë trupash ushtarake, për shkak të rënies së numrit të popullsisë.
Ndryshimi në ligjin për shërbimin e detyrueshëm ushtarak lidhet me masat që po merren nga frika e zgjerimit të luftës në Ukrainë, edhe në Europë. Mes vendeve aleate të NATO-s po fuqizohen zërat se për shpërthimin e një lufte të madhe me Rusinë, ndaj dhe qeveritë po marrin masa për të qenë gati për një konflikt ushtarak.
Danimarka i lejon gratë të bëhen pjesë e ushtrisë, por ndryshimi është se ato do i nënshtrohen detyrimit, njëlloj si burrat. Deri më tani, vetëm Norvegjia dhe Suedia e kanë me detyrim shërbimin ushtarak për gratë në Europë.
Tv Klan