Sportelet s’do të kërkojnë më 41 dokumente

Dixhitalizimi i shërbimeve ka përfshirë dhe shërbimet shëndetësore dhe ato të mbrojtjes sociale. 41 të tilla do të mund të merren vetëm online pa qenë nevoja për t’u drejtuar pranë institucioneve shëndetësore.

Karta e shëndetit e cila krijonte radhë të gjata në poliklinikat e lagjeve do të jetë një prej tyre.

Ministrja e Shëndetësisë, gjatë inspektimit të Kryeministrit në qendrën e Vorës, shpjegon se dhe ripërcaktimi i një date të re për vizitat mund të vendoset vetë online nëpërmjet platformës ‘E Albania’.

Deri në fund të vitit do të jenë 75 shërbime shëndetësore dhe mbrojtjes sociale që mund të merren online.

Tv Klan